Lajme

Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 04 June 2025

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneralmajor, Stephen Osborn.

Bëhet e ditur se Barduani dhe Osborni shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Kosovë dhe në gjithë rajonin, me fokus në zhvillimet e sigurisë.

“Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu Gjeneral Osborn-it mirënjohjen e tij për kontributin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në KFOR dhe në paqen e stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

-Advertisement-

Osborn gjatë ditës është takuar edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera