Sport

Këta janë personat të cilët zyrtarisht shkelën të parët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 13 August 2018

Zyrtarisht personat e parë të cilët shkelën në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ishin katërshja e njohur e gjyqtarëve, shkruan GazetaFokus.

Katërshja e mirënjohur Genc Nuza (Prishtinë) Fatlum Berisha (Fushë Kosovë) Bujar Selimaj (Prizren) Besfort Kosumi (Fushë Kosovë) dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, z. Përparim Hasani ishin personat e parë të cilët  kryen stërvitjet ditën e djeshme nga ora 18:00, para ndeshjes historike e cila zhvillohet sonte ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Dy skuadrat do të përballen sonte në ndeshjen e Superkupës me fillim nga ora 20:00. /GazetaFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera