Sport

Këta janë bomberët e Botërorit pas xhiros së dytë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 June 2018

Të gjitha grupet kanë zhvilluar nga dy ndeshje deri më tani në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Sot nis xhiroja e tretë dhe e fundit në fazën e grupeve të Botërorit, derisa në dy raundet e para kemi qenë dëshmitar të shumë ndeshjeve interesante.

Harry Kane që realizoi het-trik në ndeshjen ndaj Panamasë, prin si golashënuesi më i mirë me pesë gola, pasi edhe në ndeshjen e parë ndaj Tunizisë kishte shënuar dy herë.

-Advertisement-

Vendi i dytë ndahet nga Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë, që kanë nga katër gola secili.

Kurse nga tre gola deri më tani numërojnë, Denis Cheryshev i Rusisë dhe Diego Costa i Spanjës.

Befasia e madhe është Leo Messi, i cili pas dy ndeshjeve të para nuk ka mundur të realizojë asnjë gol, ku madje edhe ka humbur një penallti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera