Lajme

Kështu u kolonizua Kosova nga serbët prej vitit 1918 deri më 1941

Autori: Islam Morina 19:11 | 24 August 2022

Tashmë janë bërë publike faktet se si është kolonizuar Kosova nga serbët, duke ua marrë tokat shqiptarëve dhe duke ua dhënë kolonëve serbë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Aleksandar Pavloviç, prej vitit 1918 e deri në vitin 1941, në Kosovë si kolonë kanë ardhur së paku 13 mijë familje serbe, ku më së shumti u vendosën në Gjakovë, 2617 familje serbe ishin vendosur aty duke ua marrë pronat shqiptarëve.

Kurse më së paku u kolonizua Mitrovica ku ishin vendosur vetëm 172 familje kolonësh serbë e malazez.

-Advertisement-

Gjatë kësaj periudhe nga Kosova u shpërngulën dhunshëm nga regjimi serb i kohës për në Turqi, 200 deri 300 mijë shqiptarë të Kosovës.

Krahas kësaj në po këtë periudhë qeveria serbe e kohës u konfiskuan 154 mijë e 287 hektarë tokë e pronarëve shqiptarë, prej të cilave 57 mijë e 704 hektarë iu dhanë kolonëve, shumica prej tyre serbë.

Kjo periudhë shënon edhe ndërrimin e emërtimeve të vendbanimeve shqiptare me toponime serbe si dhe krijimin e toponimeve artificiale serbë.

Padyshim kjo përbën vetëm një pjesë të historisë së kolonizimit të dhunshëm të Kosovës nga ata që vet ishin ardhacak në Ballkan, pra serbët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera