Lajme

Këshilli i Sigurimit përballë Gërvallën dhe Selakoviqin

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 20 April 2022

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë një seancë, gjatë së cilës do të diskutohet për raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, përfaqësues i Serbisë në këtë takim do të jetë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq.

-Advertisement-

Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023

Në raport, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu keqardhjen që deri më tani është bërë vetëm progres i kufizuar në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe theksoi se dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e raporteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera