Këshilli i Prindërve të Kosovës bën thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 31 August 2022
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës e cilëson të papranueshme që më 1 shtator nxënësit të jenë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste.
Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën Këshilli i Prindërve ka dalë me gjashtë konkluzione.
Ndonëse e ka quajtur të papranueshme që më 1 shtator fëmijët të jenë në shtëpi, Këshilli i Prindërve ka thënë se Qeveria është e obliguar ta mbrojë të drejtën për edukim dhe arsimim.
“Është e papranueshme që më datë 1 shtator fëmijët tanë nxënës janë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste. Fëmijët gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”, deklaron këshilli i Prindërve.
Këshilli deklaron se greva e tërësishme dhe e pakufizuar në sistemin arsimor, është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit.
“Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për mos u trajtuar si prioritet i qeverisjes. Në këtë situatë, Këshilli i Prindërve të Kosovës, lutë të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”.
“Këshilli i Prindërve i Kosovës do të angazhohet për të fuqizuar rolin e vet në arsimimin parauniversitar”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Reagimi i Këshillit të Prindërve vjen pasi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se greva në arsim do të vazhdojë dhe se më 1 shtator nuk do të ketë mësim.
“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se nesër, më 1 shtator, fillon viti i ri shkollor për të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.
MASHTI, përmes një komunikate ka thënë se përkundër faktit se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, fillimi i suksesshëm i vitit shkollor vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u.
Kjo ministri thotë se “kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë. Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”.
Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati shprehet këmbëngulës se punëtorët grevistë nuk do të marrin pagën e plotë.
Ai në konferencën për media bëri të ditur se ekzekutimi i pagave për muajin gusht është bërë pjesërisht, pasi që procedimi i llogaritjeve të pagave nuk është bërë me kohë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...