Lajme

Kërcënoi gruan dhe vajzën, arrestohet 42-vjeçari në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 03 January 2023

Një person është arrestuar nga policia në Firajë të Shtërpcës.

42-vjeçari Sh.S, dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar gruan dhe vajzën e tij.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera