Sport

Këngëtarja kosovare ndan futbollistin e njohur nga gruaja /FOTO

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 04 August 2018
Këngëtarja kosovare që jeton në Gjermani, Anita Latifi u bë arsyeja e ndarjes pak kohë më parë të mesfushorit të Milanit, Hakan Çalhanoglu nga bashkëshortja e tij.
Ajo pretendon se futbollisti turk Çalhanoglu e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar ta abortojë fëmijën për shkak të presionit që i është bërë nga futbollisti, i cili nuk e pranonte atësinë.

Në dëshminë e dhënë në prokurori, mesfushori u shpreh: “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”.

Ndërkohë që ish-bashkëshortja e futbollistit turk ka reaguar në “Instagram” kundër personave, që e cilësonin atë si tradhtare.

-Advertisement-

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakan, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relata të mira me Hakan, e sheh të vërtetën ndryshe. E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”, u shpreh ish-bashkëshortja e futbollistit të Milan. /tch/

     

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera