Sport

Këngëtari, nënkryetar i klubit të basketbollit

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 19 September 2018

Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketit ‘Z Mobile Prishtina’

Kështu bëri të ditur kryetari i Klubit te Basketbollit ‘Prishtina’, Blerand Stavileci, me ç’rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Ndërsa nënkryetari i sapo zgjedhur i klubit “Prishtina”, Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post.

-Advertisement-

“Jam mëse i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 përqind i fokusum për një të ardhme të mirë të këtij sporti”, tha Vula.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera