Kuzhina

Kek me sos

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 29 August 2018

Përbërësit
3 vezë
1 gotë sheqer pluhur
1,5 gota qumësht
1 gotë çaji vaj vegjetal
4 lugë kakao
1 vanilje
2,5 gota miell
1 Pluhur pjekje
PËR TA LYER ENËN
gjalpë
vaj vegjetal

Hapat
1
Vezët, sheqer pluhurin e derdhim në një enë dhe e përziejmë mirë derisa të shkrihet sheqer pluhuri.

2
Pastaj ia shtoni qumështin, vajin vegjetal, kakaon, vanilljën dhe e përzieni glazurën.

-Advertisement-

3
Nga kjo glazurë merrni 1 gotë të ujit, glazurës ia shtoni miellin, pluhur pjekjën dhe e përzieni mirë e gjithë glazurën.

4
Kallëpin ose enën e pjekjës e lyeni me gjalpë dhe pak vaj vegjetal, në të e derdhni glazurën e përgatitur.

5
Enën e pjekjës e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30 minuta.

6
Pas pjekjës kekut ia bëni disa vrima dhe glazurën që e kemi ndarë më herët, tani e lyejmë kekun me atë.

7
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera