Sport

Katër vite nga pensionimi i Steven Gerrard

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 24 November 2020

Sot janë bërë katër vite që nga koha kur legjenda e Liverpoolit dhe kombëtares së Anglisë, Steven Gerrard i ka thënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv, shkruan Gazeta inFokus.

Gerrard tërë karrierën e tij ia kushtoj klubit të Liverpoolit, me të cilin arriti të fitonte shumë trofe, përveç Premier Ligës.

Në 710 paraqitje për “The Reds”, Steve ka arritur të shënoj 120 gola, në 19 vite karrierë.

-Advertisement-

40 vjeçari po ashtu ka djersitur më shumë së 100 herë fanellën e kombëtares së tij, Anglisë.

Gerrard i vendosi këpucët në gozhdë në vitin 2015, duke u larguar nga Anfield drejt LA GALAXY.

Kujtojmë që mesfushori anglez tani është trajner i Rangers, klub ky që garon në ligën skoceze dhe gjendet në pozitën e parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera