Lajme

Kaplohet nga zjarri një bodrum në rrugën “Ukshin Hoti”, Policia: S’ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 10 January 2023

Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se kishte zjarr në bodrumin e një objekti aty dhe se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në bodrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Infokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera