Lajme

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë! Spaho i bie bilbilit, opozita bllokon foltoren

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 16 February 2023

Deputetët e Partisë Demokratike që janë të pranishëm në seancë kanë bllokuar sërish foltoren e Parlamentit.

As në këtë seancë nuk ka munguar rënia e bilbilit, nga Edmond Spaho.

Ky i fundit kërkoi që Kuvendi t’i japë mundësinë opozitës për të zhvilluar një seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama bashkarisht me një interpelancë për çështjen McGonigal.

-Advertisement-

Debati në Kuvend: 

Edmond Spaho: Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar, ku përfhsihet kryeministri dhe drejtori i FBI. Ne si opozitë bazuar në misionin tonë, kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin. Duhet të mbahej seanca brenda javës. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë kryeministri? Apo e kanë njoftuar të mos flasë se çdo gjë që thuhet mund ti përdoret në gjyq. Kemi kërkuar një debat pa kohë dhe ju nuk e vini ujin në zjarr. Dëshirojmë tu themi që për këto dy kërkesa nuk do të ketë tolerim nga ne. Nuk do të diskutohet asnjë çështje tjetër pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni për debat pa kohë. Asnjë taktikë juaja për të zhvilluar seancën pa opozitën, nuk do tju rezultojë. Doni përplasje? është zgjedhja juaj.

Nga ana tjetër dhjetëra protestues janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë deputetët mbështetës të Berishës që janë përjashtuar nga seanca po mbajnë dhe fjalime./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera