Sport

Kandidati për president i Barcelonës: Nuk do ta përsërisim gabimin e njëjtë si me Beckham

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 17 December 2020

Kandidati për president i Barcelonës, Victor Font, ka deklaruar se gjatë fushatës së tij nuk do të përdor emra të lojtarëve të mëdha, shkruan Gazeta inFokus.

Duke marrë si shembull rastin e vitit 2003, kur kandidati i asaj kohe, Joan Laporta kishte premtuar prurjen e David Beckham, i cili kishte përfunduar në radhët e Real Madridit.

Font ka thënë se nuk do të premtoj prurjen e Erling Haalandit, i cili aktualisht ka vlerën rreth 75 milionë, shumë kjo që Barcelona nuk mund ta përballoj, raporton Goal.

-Advertisement-

“Është koha e fushatës, kështu që është normale të dëgjosh për emra të njohur, por mbështetësit janë të zgjuar dhe e dinë për herë të parë në histori se nuk ka të bëjë me premtimin e një emri mahnitës, siç ndodhi me Beckham në 2003”, tha Font.

“Tani ne duhet të krijojmë interes nga këndvështrime të tjera, ekziston një brez i ri që meriton përgjegjësi dhe kushtet e duhura për vendimet që do të merren”, është shprehur Font.

Zgjedhjet për president në Barcelonë do të mbahen me 24 janar të vitit të ardhshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera