Lajme

Kanada: Tetë vajza adoleshente akuzohen për vrasjen një 59-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 21 December 2022

Tetë vajza adoleshente që dyshohet se janë takuar në rrjetet sociale, janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë të një 59-vjeçari, i cili u ther me thikë në qendër të Torontos.

Policia pretendon se vajzat e sulmuan dhe therën me thikë burrin në një shesh pranë stacionit kryesor hekurudhor në qytetin më të madh të Kanadasë, herët në mëngjesin e së dielës.

Tri nga vajzat janë 13-vjeçare, tri janë 14-vjeçare dhe dy 16-vjeçare.

-Advertisement-

Policia nuk e ka përmendur emrin e viktimës, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se vajzat dyshohet se kanë sulmuar dhe goditur me thikë viktimën pas një sherri. Burri u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, por vdiq pak kohë më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera