Rozë

Kallashi thumbon rëndë këngëtaret e reja (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 04 July 2017

Këngëtarja dhe valltarja, Donjeta Kosumi – Kallashi, është njëra ndër femrat e cila gjithherë tërheq vëmendjen e medieve shqiptare.

Ajo para pak ditësh ka publikuar projektin e saj të fundit “Sheik”, i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Bukuroshja bombastike për Gazetën Express ka thënë se nuk e ka pritur që kjo këngë të pëlqehet e të dëgjohet kaq shumë.

-Advertisement-

“Nuk e kam prit këtë sukses, më shumë e kam bërë sa për trip”, ka thënë Kallashi për Express.

Xhirimet e këtij videoklipi janë bërë në Dubai, dhe Kallashi është ndër të paktat këngëtare që ka shpenzuar shumë në videoklipe.

“Jam femra e parë që kam bërë videoklip në Dubai. Të them të drejtën jam mësu me qenë e para, e kështu që nuk më duket interesant. Kohëve të fundit këto ‘VIPcat’ e reja janë bërë thjeshtë copy-paste e nuk janë aspak kreative”, shtoi Kallashi.

Sidoqoftë, Kallashi së shpejti do ta publikojë këngën tjetër “Sheik 2”, e cila do të jetë akoma më ndryshe.

Presim e shohim!–

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera