Rozë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin puthen në New York

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 03 July 2018

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri!

Pasi janë ribashkuar javët e fundit, çifti nuk kanë pasë aspak turp ta shprehin dashurinë e tyre në publik, këtë herë në New York.

Gjatë vikendit, 24 vjeçari Bieber dhe 21 vjeçarja Baldwin janë parë duke u puthur. Madje, ata duket se nuk i kushtuan aspak vëmendje dhe rëndësi paparacëve që po i fotografonin në këtë moment ‘intim’ të tyre, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Duke pasuar disa javë spekulime lidhur me statusin e lidhjes së tyre, një burim pranë ET ka thënë muajin e kaluar se Bieber dhe Baldwin janë sërish në lidhje, për tashmë një muaj.

“Justin dhe Hailey e kanë pëlqyer gjithmonë njëri-tjetrin. Ata kishin një lidhje të shkurtër në vitin 2016 dhe ndjenjat mes tyre asnjëherë nuk janë larguar. Ata kanë shumë të përbashkëta dhe kanë lidhje të fortë emocionale”, kishte thënë ky burim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera