Sport

Joshua: Furyn? Do ta mposhtë në stilin e famshëm të Mike Tyson

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 18 October 2017

Anthony Joshua ka dhënë një deklaratë të fuqishme para përballjes me Takam, por nuk ka të bëjë me këtë të fundit, transmeton IndeksOnline.

Kampioni i botës në peshat e rënda, foli për duelin e mundshëm të vitit të ardhshëm 2018, kundër Tyson Furyt.

Ai thotë se do ta mposhtë me lehtësi boksierin britanik, duke përdorur stilin e legjendës, Mike Tyson.

-Advertisement-

“Unë jam duke pritur atë për t’u rikthyer, sepse është i talentuar dhe një luftëtar i mirë. Ai nuk është si kampionët që ne njohim, si për shembull Mike Tyson me goditje –bum-bum-bum, ai është një kafshë tjetër i ngadalshëm. Andaj mendoj se mënyra e vetme se si ta mposhtësh atë është të luftosh në stilin e Mike Tyson, me shumë energji”, ka thënë Joshua.

Joshua i cili e mposhti këtë vit boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko pritet që më 28 tetor të luftoj me Kamerunin, Carlos Takam./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera