Rozë

Jeta rozë e politikanëve kosovarë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 20 September 2017

Përveç politikës, politikanët kosovarë shpesh kanë shkaktuar “tërmet” në opinionin publik me jetën e tyre private.

Ndarjet, lidhjet, thashethemet se janë të lidhura me femra të showbizit, janë disa nga temat që i kanë bërë edhe politikanët pjesë të mediave rozë.

Magazina, ju sjell disa nga historitë e politikanëve të cilët u përfolën për jetën e tyre private.

-Advertisement-

Vitin e kaluar ishte modelja nga Shqipëria, Iva Aliko, e cila ndezi debat pas deklaratave se është në lidhje me deputetin kosovar.

Ajo nuk tregonte identitetin e tij, përveç detajeve se ishte deputet nga Kosova dhe ishte i martuar, por që të dashurës së tij i kishte blerë vilë në Tiranë të cilën e vizitonte shpesh.

Nuk dihet nëse modelja këtë e përdori për të qenë e pranishme në media, pasi sot e asaj dite nuk u kuptua se cili ishte ai deputet dhe tashmë kjo më as nuk permendet më.

Një lidhje freskët e politikanit kosovar me një këngëtare shqiptare në Gjermani, është zbuluar së fundmi.

Fjala është për deputetin e Nismës, Haxhi Shala dhe këngëtaren Angelina Shala, e cila kishte pranuar se është në lidhje dashurie, ndërsa pas mohimit nga deputeti, ajo i publikoi foto intime ku shihej në shtrat me deputetin për ta dëshmuar lidhjen.

Përveç kësaj, Angelina publikoi edhe mesazhet kërcënuese të cilat i kishte marrë nga bashkëshortja dhe djemtë e deputetit Shala.

Një ndarje që ishte përmendur shumë në media, ishte edhe ajo e kandidatit të tanishëm për Prishtinën nga PDK-ja, Lirak Çelaj me ish bashkëshorten Ilire Vinca.

Ndarja e tyre pas 20 viteve martesë bëri bujë, pasi të dy ishin fytyra publike. Shkaktar i ndarjes së tyre ishte Miss përcjellësja e parë e ish-Jugosllavisë Baukida Gashi, me të cilën Çelaj tashmë është bashkë.

Për ndarjen nga bashkëshortja është përfolur edhe ish-ministri Blerand Stavileci, pasi mediat kishin shkruar se ai është në lidhje me modelen Diana Avdiu.

Kjo gjë u mohua nga protagonistët dhe përveç se lajmi u përmend për disa ditë nëpër media, Blerandi dhe bashkëshortja e tij Vitorja nuk janë ndarë.

Ndërsa politikani më i pëlqyer nga femrat e estradës është Kadri Veseli, i cili ende vazhdon ti ketë marrëdhëniet e mira më bashkëshorten, dhe asnjëherë nuk është përfolur për ndarje, ata shihen shpesh bashkë dhe duket se kanë jetë të lumtur.

Ishte këngëtarja seksi nga Shqipëria, Xhesika Ndoja e cila kishte deklaruar në një emision se nga politikanët shqiptarë më simpatiku është kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, por deklarata e saj nuk bëri shumë përshtypje te kreu i PDK-së, pasi ai ka plane të tjera sa i përket familjes. / Magazina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera