Rozë

Java e modës në Londër, McDonald: Nuk shfrytëzoj më kafshë për veshjet

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 September 2017

Për t’u veshur bukur, nuk ka nevojë të vriten kafshë. Stilisti i njohur britanik Julien Macdonald është penduar për përdorimin e madh që i bënte gëzofit në të shkuarën dhe në koleksionin e tij të ri, pranverë – verë 2018, të prezantuar në Londër, ishte përqendruar më shumë te dantella.

Spektakli erdhi me një surprizë: praninë e modeles së famshme braziliane Alessandra Ambrosio.

Veshjet e tij përshkoheshin nga ideja e një universi paralel. Një pjesë e mirë e fustaneve ishin minimaliste, të mbushura me shkëlqim e ngjyra të kuqe, kobalt dhe jeshile e thellë.

-Advertisement-

Frymëzimi buronte nga pyjet e Amazonës e imazhi i gjethnajës ishte përdorur me bollëk. Kur vjen fjala te kafshët, stilisti e ka bërë tashmë të qartë pozicionin e tij.

“Ka qenë gabim nga ana ime. Isha shumë i ri atëherë, më vjen shumë keq dhe kërkoj ndjesë”, tha Julien Macdonald, stilist.

Ish-kryestilisti i Givenchy nuk la pa shpotitur trendin e ri në rritje “e shoh, e blej”, duke e cilësuar një” galletë të modës”, sepse sipas tij, ajo që ndodh ti sheh, ti kërkon ta blesh tani dhe të thonë”, na vjen, por nuk ka gjendje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera