Lajme

Jasharaj: Nëse Kurti është prekur me fjalën “vëlla”, s’do t’i drejtohem kurrë më

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 14 September 2022

Kryetari i Grevistëve, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti. Sipas Jasharajt, fjalën “vëlla” e përdori pasi është traditë e shqiptarëve në takimin që e zhvilloi me të. Ndërsa, njohës të arsimit janë shprehur të shqetësuar me këtë situatë, derisa kërkojnë zgjidhje nga të dy palët, shkruan Kanal10.

Takimi i shumëpritur mes qeverisë dhe Këshillit të BSPK-së kishte për qëllim gjetjen e një zgjidhje për ndaljen e grevës.

Por, takimi duket se vetëm sa i thelloi përçarjet mes të dyja palëve.

-Advertisement-

I pari i grevistëve, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, se i ka kërkuar në mënyrë vëllazërore plotësimin e kërkesave të tyre.

Jasharaj ka akuzuar Kurtin se këtë e bëri për të tërhequr vëmendjen, pasi nuk po ua përmbush kërkesat.

Njohës të arsimit këtë situatë e quajnë të pakuptimtë. Rinor Qehaja, thotë se hap pozitiv duhet të jetë fillimi i procesit mësimor e jo më fillimi i takimeve.

Por, nëse greva vazhdon edhe tutje, nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se do të detyrohen që ta bëjnë rolin e mësimdhënësit.

Greva e përgjithshme nga BSPK ka filluar nga 25 gushti dhe është paralajmëruar se do të vazhdojë deri në ekzekutimin e shumës prej 100 euro deri në miratimin e ligjit të pagave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera