Sport

“Jam më i miri”, Florian Marku shpreson të zë vendin e Joshuas

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 12 December 2020

Boksier shqiptar, Florian Marku, sonte do të ketë mundëisnë të bëj ëndrrën e tij realitet, shkruan Gazeta inFokus.

28 vjeçari do të zbresë në Webley Arena për tu ballafaquar me kundërshtarin e tij, Jamie Steward, por meçi kryesor në këtë mbrëmje do të jetë ai mes kampionit të botës, Anothny Joshua dhe Kubrat Pulev.

Në një intervistë për Sky Sports, boksieri nga Lushnja ka thënë se kjo është koha e tij dhe shumë shpejt do të shpallet kampion bote.

-Advertisement-

“Është koha ime që të ju tregoi të gjithëve se kush jam. Objektivi im është të jem në maje, do t’i argëtojë tifozët, e di shumë mirë se çfarë duan ata”.

“Florian Marku është kampioni i radhës i botës. Do ta shihni. Ndoshta tani mendoni se flas shumë, por kur të vij koha do t’ju tregojë të gjithëve se jam më i miri”, është shprehur Marku.

Përballja e tij me Jamie Steward pritet të nisë në ora 18:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera