Lajme

Iu kërkua llogari kryeministrit, Prokuroria shpalos detaje për vdekjen e dyshimtë të doganierit

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 08 November 2021

Në mesditën e 17-të prillit të këtij viti, ish-zyrtari i Doganës së Kosovës, Luan Berisha ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij në lagjen ”Veternik” në Prishtinë.

Në atë kohë, Policia e Kosovës pati njoftuar se rasti është nën hetime pasi që u cilësua si vdekje e dyshimtë, përkundër faktit që të dhënat fillestare sugjeronin një vetëvrasje të mundshme.

Sot, Paraci ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me ç’rast është njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda në këtë Gjykatë Themelore, është duke e trajtuar këtë rast.

-Advertisement-

”Prokurori i çështjes në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i zhvilluar hetimet, andaj për shkak të procesit hetimor, nuk mund të japim informata të tjera në këtë fazë”, kanë theksuar nga Prokuroria për Paparacin.

Luan Berisha, ishte gjetur i vdekur me një armë në duar, me të cilën dyshohej se edhe e ka kryer aktin. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dy gëzhoja të armës.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë në atë kohë.

Sot, pas pothuajse shtatë muajsh, motra e ish-zyrtarit doganor, Laura Berisha, “u ka zënë rrugën” kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrave të tij, ku ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e kësaj vrasje, e cila ngre dyshime për mënyrën e vdekjes së vëllait të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera