Ish-zëdhënësi i NATO-s: Vuçiq ka dy zgjidhje, agresioni i Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 09 May 2022
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veri-Atlantike, gjatë bombardimit të ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea ka thënë se agresioni ushtarak i Vladimir Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat.
Shea gjatë një interviste për mediet kroate ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq duhet të zgjedh mes dy karrigeve, duke aluduar në mes Perëndimit dhe Rusisë.
“Serbia ka lidhje të forta ekonomike me Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka një histori të gjatë të bazuar në idenë e pansllavizmit. Pushtimi i Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat. Vuçiq duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të bëhen gjithnjë e më të largëta për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige”, ka theksuar Shea.
Sipas tij, i takon Vuçiqit që të vendos për rrugën evropiane të Serbisë.
“Vuçiq thuhet se tha se do ta bënte këtë në gjashtë javët e ardhshme. I takon atij të vendosë. Mendoj se Serbia duhet të vendosë për BE-në, e cila i ofron një të ardhme më të mirë ekonomike dhe zhvillim demokratik”, ka përfunduar ai.
Ditë më parë, gjithashtu deputeti i Bundestagut, Josip Juratoviq, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.
Juratoviq pati thënë se Rusia po e shfrytëzon në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Unë mendoj se Serbia më në fund duhet të vendosë në cilën anë është. Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige. Në fund të fundit, nuk është vetëm në interesin e Gjermanisë, mendoj se vetë Putini funksionon në atë mënyrë dhe mendoj se ai mund të citoj Churchillin, i cili dikur tha – ‘nuk është problem të jesh neutral, është e rëndësishme që të jesh neutral në anën e duhur’”, pati thënë Juratoviq. /KP
Të tjera
-
Kurti i uron miqtë norvegjezë për ditën e kushtetutës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Norvegjinë me rastin e Ditës s...
-
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që...
-
Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ...
-
Apeli ndryshon aktvendimin e Themelores, kthen Enver Sekiraqën në paraburgim
Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite bu...
-
Vdẹs pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi
Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdek...
-
Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shtet...
-
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Stra...
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së që të urdhërojë Izraelin t’i japë fund urgjentisht ofensivës në Rafah
Afrika e Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që të...
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...
-
“Lojë hileqare e Albin Kurtit” – Zgjedhjet e parakohshme dhe KiE, opozita me kritika e akuza ndaj kryeministrit Kurti
Hapjen e temës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita e konside...
-
Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE
Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrj...
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...