Ish-kryeinspektori i AKI-së alarmon KQZ-në për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 17 January 2024
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani po alarmon se integriteti i institucioneve, specifikisht i KQZ-së, është në pikëpyetje serioze.
Siç thotë ai, kjo për faktin e ndarjes së mjeteve me vlerë 360 mijë eurosh për Listën Serbe, për të cilën paria e shtetit duhet të qartësojnë publikisht përfshirjen e këtij subjekti në sulmin terrorist të Banjskës.
”Edhe pas sulmit në Banjskë, Lista Serbe merr para nga shteti i Kosovës.
Integriteti i institucioneve në përgjithësi dhe i KQZ-së në veçanti është në pikëpyetje serioze!
Nëse Lista Serbe nuk ka asnjëlloj lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, atëherë institucionet shtetërore, përfshirë Presidenten dhe Kryeministrin, duhet të qartësojnë këtë në publik.
Dhe, rrjedhimisht, të mbrojnë ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe.
Nëse Lista Serbe në çfarëdo mënyre (që unë besoj se po!) është ndërlidhur me sulmin terrorist në Banjskë, atëherë integriteti i shtetit të Kosovës është përtokë.
Pra, i bie që shteti i Kosovës po i financon ata që ndërlidhen me sulme terroriste pikërisht kundër shtetit të Kosovës.
Mos harroni, vendimi për t’i dhënë para të popullit të Kosovës Listës Serbe do të ketë pasoja serioze në çfarëdo që institucionet e Kosovës kanë deklaruar rreth Banjskës!”.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...