Rozë

Ish- banori i ‘Big Brother’ nuk e dinte se ishte baba: E mora vesh pas një viti, i dhashë atësinë pa bërë ADN

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 17 October 2019

Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka zbuluar se është babai i një vajzë 1-vjeçare, të cilën e ka njohur një vit pasi ka lindur. I ftuar në emisionin “Ftesë pa Pesë”, Anaid zbuloi se Klea, vajza që mendohej se është mbesa e tij, në fakt është e bija.

“Klea nuk është mbesa, por vajza ime. Sigurisht që i kam dhënë atësinë që ditën e parë që e mora vesh. Nuk bëra ADN fare. E pashë që më ngjante shumë. E respektoj shumë mamanë e Kleas, për vajzën e fortë që është, sepse ajo ka luftuar fort, ka dalë të jetojë vetë në Itali, sepse familja nuk e pranoi një nënë me fëmijë dhe pa baba. Kur mbushi 1 vjeç vajza, më mori në kamer dhe me tha: “Anaid kjo është Klea. Sot mbush 1 vjeç dhe është vajza jote”, tregoi ish-banori.

Anaidi tregoi se me mamanë e Kleas, nuk ka pasur lidhje fejese ose martesë, por një lidhje të shkurtër dhe pa shumë dashuri në mes. Ai nuk e dinte për shtatzëninë e ish-partneres deri në ditën që ajo vendosi t’ja tregonte me kamer nga Italia. “Këtë situatë e kam pranuar kështu siç është. Klea tani më thërret babi. Klea i flet të dyja gjuhët, por më shumë shqip”, tregoi ai.

-Advertisement-

Ai shtoi se të qenit prind është shumë përgjegjësi, një botë tjetër./dosja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera