Rozë

Inis Gjoni tregon si i shpjegon vajzës mungesën e babait

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 20 October 2017

Regjisorja e njohur Inis Gjoni ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up”, ku ka folur kryesisht për premierën e saj të re “Çifti i çuditshëm”.

Inisi ka treguar gjithashtu sesi e menaxhon kohën në punë dhe kohën me vajzën e saj, Coco Antonel.

Ish-prezantuesja në fakt është edhe nënë dhe baba për vajzën e saj, pasi fatkeqësisht bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta në vitin 2011.
E pyetur sesi ia shpjegon ajo vajzës mungesën e të atit, Inisi ka treguar se ka zgjedhur t’i tregojë të vërtetën të bijës.

-Advertisement-

“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”,-është shprehur regjisorja.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/inis-gjoni-tregon-si-i-shpjegon-vajz-450227/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera