Sport

IFFHS shpall edhe menaxherin më të mirë të dekadës së fundit

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 12 January 2021

IFFHS – Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka dhënë shumë çmime së fundmi për lojtarë dhe trajnerë të shumtë, si më të mirët e dekadës së fundit.

Diego Simeone është emëruar si menaxheri më i mirë i dekadës së fundit në futboll nga pikërisht kjo federatë.

Argjentinasi ka grumbulluar 152 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Pep Guardiola me 144 pikë, e në fund edhe Jurgen Klopp me 105 pikë.

-Advertisement-

Viti më i suksesshëm i Simeones ishte ai i 2014 – kur edhe fituan titullin e La Ligas, gjë që nuk e kishin bërë që nga 1996. Ata gjithashtu arritën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, duke humbur nga Real Madrid.

50 vjeçari ka trajnuar Los Colchoneros për 502 ndeshje, duke fituar 302 prej tyre. Ai gjithashtu ka humbur 82 ndeshje, ndërsa ka barazuar edhe 118 të tjera, një përqindje mesatare e fitoreve prej 60 për qind. /Insporti/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera