Lajme

Ia vodhi dikujt 420 euro nga kuleta, Policia publikon fotografinë e të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 04 January 2023

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, që dyshohet për një vjedhje që ka ndodhur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren më 27 dhjetor.

Policia thotë se një person ka deklaruar se një i panjohur ia ka marrë 420 euro nga kuleta.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kërkohet një i dyshuar për vjedhje

Prizren, 04 Janar 2023

Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.

Në rastin e raportuar ankuesi ka  deklaruar se një  personi  I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e  tij, gjithsej  420 (katërqind e njëzet)  euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë  .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera