Lajme

Ia ndalojnë vajzën për të dytën herë në aeroportin e Beogradit, Trajkoviq: Kjo po ndodh për shkak të tekeve të një njeriu

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 25 December 2022

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka bërë të ditur se vajza saj është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit.

Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se e gjithë kjo po ndodh për shkak të tekeve të një njeriu, duke aluduar këtu në presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq.

-Advertisement-

Kujtojmë se vajza e saj ishte ndaluar edhe para një jave pikërisht në aeroportin e Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera