Lajme

I vdes nëna në shtëpi, djali ankohet se ndihma e shpejt s’erdhi me kohë

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 14 April 2022

Një grua gjatë të mërkurës ka vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Keqekollë të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë rast djali i saj, ka njoftuar policinë pasi që dyshin se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici po cilësohet si “HETIM I VDEKJES”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera