Lajme

I mushuari vret aksidentalisht bashkëshorten

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 21 August 2022

Një i moshuar është ndaluar nga Policia e Mirditës pasi dyshohet se ka vrarë aksidentalisht bashkëshorten e tij, teksa po pastronte një armë zjarri.

Policia tha se është njoftuar nga Spitali Rajonal Rrëshen, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja Vitore Paçuku., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

“Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi Paulin Paçuku, 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, tha Policia.

-Advertisement-

Paçuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera