I akuzoi se dështuan ta kryjenë punën, kompania e sigurimit paralajmëron padi ndaj Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 10 October 2022
Kompania “Quantic”, do të ngrit padi ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pasi thonë se “ia ka prishur imazhin”.
Kreu i ekzekutivit të hënën ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), nga aty Kurti ka hedhur një mori akuzash ndaj dy kompanive “Quantic” dhe “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut, djalit të vëllait të Sami Lushtakut dhe aksionar Esat Tahirin.
Ndërkaq kompania është e regjistruar më 27 prill 2021 dhe pronar e ka Shpëtim Gashin.
“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirembajtjen e laurave dhe vijushmërise në punë dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosjes të tyre”, thuhet ndër tjerash në reagim.
Kjo kompani tregon se çfarë ka ndodhur me kamerat për të cilat ka folur Kurti.
“Para disa jave ka pasur vetëtim ku janë djegur të gjitha paisjet elektronike te laurave dhe paisjet e vijushmerise , gjithashtu edhe kamerat ku vetetima ka demtuar ne paisjet tona . Ne si kompani kemi ndermarur te gjitha hapat e nevojshme i kemi rregulluar mbrenda 24h paisjet qe jane ne kontrat . Ne kemi kryer pune edhe jashte kontrates vetem qe sistemi te jete perfekt si ndrrim te terminaleve , lyrjen e rrugeve , shtrim te pllakave ne terminale , vendosje te laurave te mbrendshem, betonim etj”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e kompanisë.
Kurti të hënën ka folur që Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK i ishte djegur vetura, dy herë madje – dhe i ka akuzuar këto dy kompani.
“Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës”, ka shkruar ai Facebook.
“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, kishte vazhduar postimi i Kurtit.
E në lidhje me kompaninë “Securiy”, pronë e nipit të Sami Lushtakut, ky i fundit i ka thënë Gazetës Express se Kurti e ka “personale me të”.
Lushtaku gjatë një interviste virtuale për Pressing e kishte quajtur Kurtin si “Kurtoviq”, pasi partia që Kurti e drejton e kishte pjesë të videos “shkatërruesit e shtetit” edhe Lushtakun.
Të tjera
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...