Lajme

Hysni Gucati vjen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 03 July 2022

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Lajmin për vizitën e tij në Kosovë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Gjykata Speciale.

Në përgjigjen nga Gjykata Speciale thuhet se Gucati është lejuar të vij në Kosovë për të vizituar familjen e ngushtë.

-Advertisement-

“Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Z. Gucati mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gucati mësohet se ka ardhur për të vizituar nënën e tij e cila është e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera