Lajme

Hysni Gucati pyetet pse u’a dhanë gazetarëve dokumentet e Speciales, kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 06 December 2021

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka bërë deklaratën e tij të betimit dhe fillimisht do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit të mbrojtjes për të vazhduar pastaj me pyetjet e Prokurorisë.

Njëra nga pyetjet ishte edhe pse Gucati e Hardinaj vendosën që të mbanin konferencë për media në lidhje me dokumentet e Speciales dhe pse vendosën që në to të kenë qasje edhe gazetarët.

-Advertisement-

Gucati duke u përgjigjur në këtë pyetje kanë thënë se e kanë parë të rrugës që gazetarët të kenë qasje në to në mënyrë që sipas tij këto dokumente të mos bien në duar të dikujt tjetër që mund ti shpërndajë në qytete.

Po ashtu ai ka shtuar se kanë dashur që si OVL-UÇK të mos mbajnë barrën e këtyre dokumenteve.

“Ne që mos t mbajmë barrën e këtyre dokumenteve kjo ka qenë arsyeja se pse i kemi dhënë mediumeve në mënyrë që të mos bien në duar të ndonjë matrapazi. Unë e kam autorizuar Fatonin që të bëjë njoftimin për konferencën sepse si organizatë e kemi këtë mundësi që të organizojmë konferencë në çfarëdo kohe që ne duam”, ka thënë Gucati.

Dëshmia e tij para trupit gjykues të Speciales pritet të zgjasë dy ditë./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera