Sport

Hysaj nuk shkoi te Chelsea, më mirë për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 23 July 2018

Qëndrimi i Elseid Hysajt te Napoli, duke mos u transferuar te Chelsea pas trajnerit Maurizio Sarri, mund të jetë një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare. Arsyen e zbulon menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi.

“Me Sarrin, prioritet për Hysajn ishte faza mbrojtëse, ndërsa me Ancelottin mund të marrë përparësi faza sulmuese, duke kompletuar kështu rritjen e tij si futbollist.”

Hysaj është një pikë e fortë e kuqezinjve në prapavijë, por Panucci ka nevojë për elementë që janë tepër cilësore në të dyja fazat e lojës, ndaj, në këtë kontekts, dështimi i transferimit të 23-vjeçarit te blutë e Londrës ka anën pozitive të medaljes për Shqipërinë.

-Advertisement-

Vetë lojtari, sikurse zbulon menaxheri Giuffredi, ishte përgatitur për të ndjekur Sarrin, por dy klubet vendosën që të mos ndodhte kjo lëvizje.

Giuffredi preku edhe temën e rinovimit të kontratës, dukë lënë të kuptohet që klienti i tij meriton pagë më të lartë.

“Do të flasim edhe për këtë temë. Të shohim se cili do të jetë vullneti i palëve”. /SS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera