Lajme

Hungaria thotë se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 10 January 2023

Ministri i Punëve të Jashtme  të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë sot në Budapest se vendi i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian.

“Qëndrimi ynë është se do të vinte në rrezik arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën përpara se të arrinin një marrëveshje. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane,” theksoi Szijarto duke iu përgjigjur, pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media me Ministrin serb, Ivica Daçiq.

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian  tashmë ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Kështu ka konfirmuar dje Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Më 15 dhjetor Republika e Kosovës, aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi në Pragë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar 15 dhjetorin si një ditë historike për popullin e Kosovës dhe demokracinë në Evropë.

Megjithatë, problematike mbetet fakti se Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Përveç Hungarisë, edhe qeveria spanjolle javë më parë kishte deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera