Lajme

Hoxhaj godet Milanoviqin: Deklarata e tij si konstatim i Akademisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 31 January 2023

Ish-kryediplomati kosovar dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic se “ndërkombëtarët e kanë aneksuar Kosovën nga Serbia” është një marrëzi që duhet refuzuar si e tillë.

Hoxhaj për gazetën kroate “Vercenji” ka thënë se deklarata e Milanovic ngjan më shumë me qëndrim të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse të Serbisë se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës.

“Deklarata e presidentit kroat është një marrëzi që duhet refuzuar si të tillë sepse shtrembëron shumë të vërteta historike dhe politike. Ajo deklaratë më shumë i ngjanë një konstatimi të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse Serbe se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës sikurse është Kroacia”, ka thënë Hoxhaj për mediumin kroat.

-Advertisement-

Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është kundër realitetit historik në Ballkan.

“Rrjedhimisht kjo deklaratë është kundër realitetit historik në Ballkan që dy shtetet tona si Kroacia dhe Kosova e përfaqësojnë. Pra e ndajnë të njëjtin fat të rrugëtimit që nga Jugosllavia deri tek përballja e përgjakshme me Serbinë e Millosheviqit. Kosova është shtet i pavarur dhe një realitet i pakthyeshëm i njohur nga të gjitha shtetet demokratike të botës”, ka përfunduar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera