Ekonomi

Hoti tregon se sa do të ishte çmimi i naftës nëse qeveria do ta hiqte akcizën

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 15 July 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është parandoksale se si Qeveria ka dërguar në Kuvend për miratimin marrëveshjen për kredi, në kohën kur inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore.

Hoti tha se çmimet janë rritur shumë dhe se e vetmja masë e ndërmarrë nga ekzekutivi për të zbutur krizën është kufizimi i çmimit të naftës.

Sipas tij, sikur kjo masë të përcillej me heqje të përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, çmimi i naftës sot do të ishte rreth 1.30 euro për litër.

-Advertisement-

“Vetëm kështu kjo masë do të zbuste barrën për qytetarët. Masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave me TVSH të përgjysmuar prej 8%, siç e parasheh ligji në fuqi për TVSH”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje, ka thënë se të hyrat buxhetore janë rritur dukshëm kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve, në veçanti të çmimeve të mallrave nga importi.

“Nisur nga fakti se rreth 2/3 e buxhetit mblidhet në kufi, atëherë është e qartë se nga ka ardhur rritja e të hyrave buxhetore. Prandaj, është paradoksale që Qeveria të krenohet me rritje të të hyrave buxhetore”.

“Paradoksale është marrëveshja për kredi në shumë prej rreth 50 milionë euro, që Qeveria e ka sjellë për ratifikim në Kuvend para tri dite. Kjo kredi, e cila ka për qëllim përmirësimin e bilancit bankar të Qeverisë, nuk ka asnjë kuptim në një situatë kur të hyrat buxhetore janë rritur dhe është përmirësuar dukshëm bilanci bankar i Qeverisë”.

Sipas tij, kjo kredi do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte për ndonjë rrugë apo hekurudhë, për ujitje të tokave, për impiante apo projekte të tjera kapitale, që e përmirësojnë jetën e qytetarëve në afat të gjatë dhe që, rrjedhimisht, paguhet në afat të gjatë nga ata që e shfrytëzojnë të mirën publike që ndërtohet me këtë kredi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera