Murati për rritjen e çmimeve në Kosovë: Jeta është vështirësuar gjithkund, edhe në SHBA ankohen qytetarët
Autori: Gazeta inFokus
23:33 | 20 April 2024
Murati për rritjen e çmimeve në Kosovë: Jeta është vështirësuar gjithkund, edhe në ShBA ankohen qytetarët.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje për një kredi prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore për për politikat, është një lajm i mirë për Kosovën.
Murati i cili ndodhet në Uashington për takimet e pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se rënia ekonomike i atribuohet sfidave të shumta globale, por se qeveria e Kosovës po merr masa të ndihmojë grupet e cenueshme.
“Jeta është vështirësuar në nivel global. Unë besoj që edhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka raste e raste kur qytetarët ankohen për shkak të rritjes së kostos së jetesës, sidomos produktet bazë”, tha Murai.
Murati thotë se kanë qenë të vazhdueshme masat që ka ndërmarrë qeveria për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Hekuran Murati: E njëjta gjë është transmetuar edhe në vendin tonë, në Kosovë, sepse kemi të bëjmë me inflacion të importuar. Çfarë mund të bëjë qeveria në këtë rast është të rrisë mbështetjen për grupet e cenueshme. Kemi rritur edhe pagat në sektorin publik. Vitin e kaluar total kostoja e pagave buxhetore është rritur në nivelin 17 për qind mesatarisht, krahasuar me vitin paraprak, pra është përtej nivelit të inflacionit. Sektorin privat po ashtu e kemi mbështetur me masa të subvencionimit për rritje të pagave, por kemi miratuar edhe disa ligje, siç është ligji për çmimet tavan, i cili pikërisht nga opozita është refuzuar dhe dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Dhe është edhe ligji për rritjen e pagës minimale, i cili po ashtu nga opozita është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, që të bllokohet. Pra në vazhdimësi kemi veprime të opozitës që pengojnë të gjitha masat që mundohet qeveria t’i marr për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

T� tjera
-
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritet...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në taki...
-
Aktivistja Sijarina: Nëse Arlinda ka qenë dëshmore siç ka thënë Kurti, ne do të jemi ushtare që me gjasë do t’ia biem fundin kësaj Qeverie
Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në prot...
-
Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vazhduar përpara objektit të Qeveris...
-
Vazhdon protesta para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
Protesta e sotme që ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë, ka vazhduar në KPK, ...
-
Ndërtesa e Policisë së Kosovës në Prishtinë goditet me ngjyrë të kuqe nga protestuesit, hidhen edhe tymuese
Po vazhdon protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit pas...
-
Dorasi i dyshuar i Arlindës del para Gjykatës
Vrasësi i dyshuar i Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, ka dalë para Gjykatës Theme...
-
‘‘Sveçla out’’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, ë...
-
“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së
Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë...
-
“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vr...
-
Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë
Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, ka deklaruar se Serbia nuk do ...
-
Pas përfudnimit të aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit nisen drejt KPK-së
Protesuesit pasi janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kanë va...
































