Lajme

Hoti akuzon qeverinë: 51% e investimeve janë ndarë për komunat që po qeverisen nga LVV-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 15 December 2022

Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar partinë në pushtet se po abuzon me buxhetin për komunat.

Hoti ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndarë 51% të investimeve kapitale në katër komunat që qeverisen nga ata. Këtë ai e tha gjatë kohës kur po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai po ashtu tha se nuk ka arsyetim që gjithë komunave tjera tu mbeti vetëm 49% tjetër e këtyre investimeve.

-Advertisement-

“51% e investimeve kapitale u shpërnda për komunat që qeverisen nga partia që është në pushtet është amali tjetër e kësaj qeverisje, e 49% në komunat tjera të Kosovës kjo nuk ka ka arsyetim”, tha Hoti./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera