Lajme

Hoqi dorë nga gara për kryetar të Qendrës së VV-së në Prishtinë, Kurti e emëron zv.ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 01 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën e ka emëruar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas ZKM-së, Kurti i ka dëshiruar suksese Vokrrit në kryerjen e përgjegjësive.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kujtojmë se Vokrri në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021 ishte kandidat i VV-së për Kuvend Komunal në Prishtinë.

Derisa në muajin e kaluar ai njoftoi se kishte hequr dorë gara për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Vokrri pati thënë se po tërhiqet nga kjo garë për të eliminuar përçarjen brenda kësaj partie.

“Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s’ka ndodhur më herët e s’bën të ndodhë as tani. Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se 25 vjet. Biseduam për gjendjen organizative të subjektit tonë por poashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR. Protagonizmi në një fitore apo humbje përçarëse nuk i shërben askujt në këtë mes”, pati shkruar Vokrri në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera