Hill takon ministrin serb, theksuan qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe
Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 31 January 2023
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka takuar ministrin e Mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq, ku sipas Euronews Serbia, bashkëbiseduesit theksuan qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si parakusht për vazhdimin e mëtejmë të procesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vuçeviq e njoftoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e radhës të zyrtarëve serbë, të cilat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe që do të realizohen në Serbi dhe SHBA”, shkruan Euronews.
“Vuçeviq falënderoi Ambasadën Amerikane për ndikimin e ushtruar gjatë qetësimit të situatës në veri të Kosovës dhe posaçërisht u theksua qëndrimi i përbashkët për domosdoshmërinë e konstituimit të AKS- së si parakusht për vazhdimin e mëtejmë të procesit negociator”, thuhet tutje.
Ndërkohë, ambasadori Hill theksoi se SHBA-të janë partner i besueshëm i Serbisë me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Ai theksoi se ambasada amerikane nga ana e saj do të bëjë gjithçka që delegacionet e nivelit të lartë të Serbisë, gjatë vizitës së tyre në SHBA, të përmbushin plotësisht objektivat e vizitës dhe të pranohen në nivelin më të lartë.
Hill theksoi se SHBA-të shpresojnë që së shpejti të vazhdojnë bashkëpunimin në segmentin e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore dhe shtoi se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë procesin e pajisjes së Forcave të Armatosura të Serbisë.
Të tjera
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...
-
“Stoli ari, para dhe 11 ora”, vjedhje e rëndë në Graçanicë
Një burrë në Graçanicë ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe i...
-
Nënsekretarja Allen mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka mbërritur në Presidenc...
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje, nuk i bëjmë favor me shpërndarje të Kuvendit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për ke...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij
Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u ...
-
Prishtinë: Babë e bir rrằhen mes vete
Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. R...