Lajme

Haradinaj pro planit franko-gjerman, “E përfshin rrugën drejt NATO-s”

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 13 February 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se marrëveshja me Serbinë do të jetë ndarja finale mes dy vendeve.

Ai tha në Kuvend të hënën se Kosova e ka konfirmimin direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se plani franko-gjerman, e përfshin përkrahjen amerikane për partneritet për paqe dhe rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Haradinaj u shpreh pro planit franko-gjerman, si pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

“Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga SHBA-ja që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s. Derisa s’kemi hyrë në rresht në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, Kosova s’është e sigurt. Zhbllokohet anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe kandidatura jonë drejt BE-së. Kur jemi tek OKB-ja, rruga jonë mund të jetë e vështirë, por mund të jetë më e avancuar nëse kemi nisur rrugën drejt NATO-s”, tha kreu i AAK-së.

-Advertisement-

Sipas Haradinajt, rritja e prezencës amerikane në Ballkan, vendosja e vendkomandave, ngritja e bazave të reja dhe përkrahja e forcimit të FSK-së, është komponent që tregon se Kosova po shkon “në një rresht me Amerikën, kah NATO-ja”.

“Në marrëveshjen me Serbinë, Kosova nuk duhet ta kthejë veten në palën humbëse dhe jo të vlerësohet si pala që s’ka kryer punë. Kjo është finalja, kjo është marrëveshja, s’do të ketë më marrëveshje. Nëse Serbisë i kërkohet njohja jonë, e shqyrtojmë. Por të thuhet se ka edhe një marrëveshje këtu gabojmë. Kjo marrëveshje është ndarja finale me Serbinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera