Lajme

Haradinaj përkujton vëllain e tij: Mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpine, në liri

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 15 April 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij, Enver Haradinajn, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera