Haradinaj për ish-komandantin Lekaj: Nuk kishte dilema asnjëherë në rrugën e vet për liri
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/haradinaj-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 06 October 2022
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës.
Kështu u tha në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, me rastin e vdekjes së ish-invalidit të luftës.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj e ka vlerësuar lartë kontributin e Deli Lekajt dhe familjes së tij, për të cilën tha se ka dhënë kontribut edhe në familjen e gjaqeve.
“Deçani dikur është ndjerë krenar dhe ndihet krenar edhe sot, sidomos me të kaluarën e këtij qytetit, për arsyeje se Lumbardhit iu ka dëgjuar zëri prej aktiviteteve që familja e Deliut, bashkëfshatarët e këtij fshati e kanë dhënë një kontribut, sidomos në aktivitetin për pajtimin e gjaqeve, duke u nisur kjo nga ky fshat e pikërisht njëri nga akterët ka qenë edhe Delia në atë ngjarje…Megjithatë, njerëzit sfidohen në këtë jetë, obligim i gjithë familjes, obligim i yni është që me lehtësu me aq sa kemi mundësi këtë dhimbje dhe ta shohim perespëktiven përpara”, tha ai.
Komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-komandantin Lekaj si një figurë e lartë e një luftëtari shqiptar.
Haradinaj tha se Delia ka qenë ndër të parët që ka organizuar luftën e UÇK-së.
“Deli Lekaj e ka marrë përsipër organizimin e UÇK-së, jo vetëm në vendin e vet Lumbardh por në atë zonë, ka qenë ndër të parët që e ka filluar organizimin e luftës së UÇK-së…Gjatë luftës ka pas shumë vështirësi, se si po ndodh lufta dhe si po shkon, por për Deliun s’ka pas rëndësi, ai e ka ditë që është në vendin e vet e që po lufton për lirinë e vet dhe ka mbet i tillë. Nuk ka pas dilema asnjëherë në rrugën e vet për liri, njëkohësisht edhe në paqe ka mbajtur drejtimin, rrugën, bindjen e vet por një rruge e atdheut dhe e kombit”, tha ai.
Ai po ashtu tha se ish-komandanti ka lënë shumë vepra dhe porosi të mira që vendi ndihet krenar për të.
Ndërsa, vëllai i ish-komandantit, Esat Lekaj në një fjalë rasti falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.
Në prill të vitit 1998, Deli Lekaj ishte ndër pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare, i cili u plagos rëndë në vijat e frontit të hapur, mirëpo luftën nuk e ndali deri në çlirimin e Kosovës.
Pas përfundimit të luftës, kontributin e tij për shtetndërtim e vazhdoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ku shërbeu si shef i operatives në zonën 3-të TMK-së, me Gradën e Kapitenit, të cilën detyrë e vazhdoi deri në transformimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u bë edhe pjesë e saj, por për shkak të plagëve të luftës, u pensionua para kohës./KP
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/Untitled-design-2-1024x538-1.png)
Të tjera
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...