Lajme

Haradinaj i vetmi nga liderët politikë që s’e ka uruar publikisht Abazoviqin

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 29 April 2022

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i vetmi lider politik në vend që ende nuk e ka uruar publikisht Dritan Abazovicin pasi mbrëmjen e së enjtes është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Haradinaj as në profilin e tij në ‘facebook’ e as në ‘twitter’ nuk ka bërë ndonjë shkrim për Abazoviqin.

Haradinaj në twitter për herë të fundit ka qenë aktiv më 17 prill kur ka uruar pashkët, derisa në “facebook” ka qenë aktiv dje dhe sot. Sot ka njoftuar për një takim që ka pasur me përfaqësuesesen e MCC-së në ambasadën e SHBA-së.

-Advertisement-

Ndryshe, Abazoviq është uruar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi e liderët politikë në Maqedoninë e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera