Lajme

Halil Matoshi i “gëzohet” rrëzimit të Abazoviqit, ja çfarë thotë

Autori: Ermirë Berisha 09:29 | 20 August 2022

Analisti, Halil Matoshi, ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka qenë në shërbim të ruso-serbeve në Podgoricë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky reagim i Matoshit erdhi pas rrëzimit të Abazoviq, ku analisti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “ra ky prevaranti i Malit t’Zi”.

“Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi! Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! Laku noc prevaro!”, është shprehur Matoshi.

-Advertisement-

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes, në Kuvendin e Malit të Zi, me shumicën e votave pro, u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera