Lajme

Haki Abazi: Vota e Glauk Konjufcës për shkarkimin tim më ka befasuar

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 16 February 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se është befasuar nga kryeparlamentari I Kuvendit, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak se Konjufca ka votuar pro shkakrimit nga komisionet parlamentare deputetin Abazi.

“Vota e Glauk Konjufcës për shkarkimin tim më ka befasuar”, ka thënë Abazi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Ndryshe deputeti Abazi sot është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, për t’u zëvendësuar nga deputetja nga radhët e LVV-së, Arbeshë Kryeziu-Hyseni si dhe nga Komisioni për Stabilizim-Asocim, ku u zëvendësua nga deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

Ky shkarkim I tij erdhi pas kërkesës së subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera