Guvernatori Mehmeti: Banka Qendrore e Kosovës nuk do të rrisë normat e interesit për kreditë aktive
Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 15 October 2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.
“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.
Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të
“Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, tha ai.
Zoti Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.
“Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.
Zoti Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.
“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregëtare dhe kjo në mënyrë inderekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.
Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.
“Ne jemi duke bërë përpjekje si Bankë Qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha ai.
Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind./VOA
Të tjera
-
Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Suharekës
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të ...
-
Shkon në mbi 900 numri i të vdekurve nga vapa, në pelegrinazhin e haxhit
Numri i raportuar i pelegrinëve të vdekur nga vapa në Arabinë Saudite ka kalu...
-
Kurti publikon pamje të Observatorit dhe Planetarium Kombëtar, është i pari në vend
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetariu...
-
Zëvendëson Stoltenberg, Mark Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s. 32 anë...
-
Biden në epërsi ndaj Trump thotë sondazhi i Fox News
Donald Trump ka mbetur prapa Joe Biden në sondazhin e fundit zgjedhor nga Fox...
-
Konjufca: Sụlmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka marr pjesë në seancën plena...
-
Osmani takohet me Pirc: Kosova krenare me partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë
Presidentja Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pir...
-
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Pekin hapet me rritje të përfaqësimit të huaj
Panairi i 30-të Ndërkombëtar i Librit në Pekin u çel të mërkurën, duke tërheq...
-
Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuç...
-
Vrạsja me thiḳë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vjet burgim
Gjykata Supreme e Kosovës, përmes aktgjykimit të 27 majit 2024 e ka anuluar a...
-
Konjufca kërkon mbështetje për Kosovën nga vendet Evropës Juglindore për anëtarësim në strukturat ndërkombëtare
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me një delegacion ka marrë pj...
-
Serwer: Forcat e armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, EUFOR dhe NATO duhet të përgatiten për një skenar si ai që bëri Rusia në Krime
Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka bërë një paralajmërim nga S...